Vendi ynë për ditën e sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat do zbresin lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 22°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova gjithashtu do mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, që do të sjellin mot të qëndrueshëm. Përsa u përket temperaturave, do të pësojnë rënie të lehtë: në zonat malore nga 01°C në 11°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 15°C.
/Priza.al/