Fundoset superjahti në Itali, shpëtohen 9 personat që ishin në bord

Janë shfaqur pamjet e momentit kur një superjaht u mbyt plotësisht në Detin Mesdhe.

Anija 40 metra u gjend në vështirësi rreth 15 km larg Marinës Catanzaro në Itali.

Roja bregdetare italiane shpëtoi të nëntë personat në bord, katër pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, i cili po shkonte nga Gallipoli në Milazzo kur u fundos.

Po hetohet arsyeja e mbytjes së jahtit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *