Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II/ Princesha 7-vjeçare shpërthen në lot gjatë ceremonisë, ja detaji që tërhoqi vëmendjen

Princesha 7-vjeçare Charlotte, vajza e trashëgimtarit të fronit britanik dhe e princeshës së Uellsit Kate Middleton, ka shpërthyer në lot gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Princesha Charlotte mbërriti në Westminster Abbey me nënën e saj, vëllain e saj Princin George dhe gruan e mbretit, Camilla.  Vajza 7-vjeçare e William dhe Kate ishte e veshur me të zeza, ashtu si nëna e saj.

I vetmi element që “theu” pikturën njëngjyrëshe, ishte një karficë diamanti që kishte vendosur në anën e majtë të palltos. Karfica kishte formën e një patkoi për të nderuar dashurinë e stërgjyshes së saj të ndjerë për kuajt, dhe ka qenë pikërisht Mbretëresha ajo që ia ka dhuruar Charlottes si kujtim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *