Në mbyllje të një konference të mbajtur në vitin 1930 para Shoqërisë gjermane të Fizikës, presidenti, pasi falënderoi Albert Ajnshtajnin për ekspozenë e tij rreth Teorisë të Relativitetit, iu kthye publikut të pranishëm, duke e ftuar t’i bëjnë pyetje shkencëtarit të madh.
Nga rreshti i fundit i sallës, një djalë i ri, me një fizik të brishtë dhe fytyrë të himtë, u ngrit në këmbë, dhe me një ze te mprehtë dhe sy që i shkëlqenin nga inteligjenca, me një gjermanishte të çalë tha:
“Ajo që tha profesor Ajnshtajni mund të pranohet, por ekuacioni i dytë që ka shkruar nuk rrjedh nga i pari. Kërkon, në fakt, supozime shtesë që nuk janë bërë dhe, çfarë është më e keqja, nuk plotëson kriterin e invariancës, ashtu siç duhet të jetë”.
Një heshtje e frikshme pushtoi sallën dhe të gjithë kthyen sytë nga rioshi që guxoi të pyeste, duke I bërë bile vërejtje fizikanit të madh. Të gjithë, përveç Ajnshtajnit, i cili filloi të mendohej duke kapur me njërën dorë karrigen ku ishte ulur dhe me tjetrën duke fërkuar mustaqet. Pas një minute ai u kthye dhe, duke pranuar gabimin e tij, tha:
“Vëzhgimi i atij të riut në fund të sallës është plotësisht i saktë. Dua të bisedoj me të!”
Ky djalosh i ri 22-vjeçar ishte Lev Davidovich Landau, që u bë, vite më pas, fizikani kryesor teorik i Bashkimit Sovjetik, një nga gjenitë më të mëdha të të gjitha kohërave.
Fuqia e Argumentit nuk njeh moshë!
Burimi:Klodi Stralla