‘Fuqizimi i marrëdhënieve Bavari-Shqipëri’, Rama takon kryeministrin Markus Söder

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Kryeministrin e Bavarisë në Gjermani, Markus Söder. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se Söder është aleat i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera ai ka bërë me dije se së bashku do të punojnë për fuqëzimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Mynih, Gjermani – Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë,” shkruan Rama.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *