Furtuna në Vlorë, trageti me 118 pasagjerë mbetet në det të hapur prej mëngjesit!

Foto ilustruese

Moti i keq ka sjellë probleme në mjetet e lundrimit në qytetin e Vlorës. Mëngjesin e sotëm, një prej trageteve të linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në port, por nuk ka mundur të ankorohet.

Mësohet se gjatë orëve të pasdites, trageti me 118 pasagjerë qëndron në det të hapur. Era e fortë dhe stuhia ka bërë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës.

Pritet të tentohet pas orës 16:00 por situata mbetet ende e vështirë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *