“Furtunë” pritet të vijë prej SPAK-ut, gazetari: Po hetohen ish-ministra dhe ish-kryebashkiakë

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe hetimet e SPAK.

Hoxha bën me dije se nën hetim janë marrë edhe figura të larta të politikës në rang ish-ministrash dhe ish-kryebashkiakësh.

“Janë nën hetim personazhe të rëndësishëm. Rang ministri dhe ish ministra. Rang të kryetarëve të bashkisë. Ende nuk është vendosur se si do procedohet. SPAK është nën presion në këto momente. Se e ka çuar topin deri tek inceneratori i madh i Tiranës. Po kërkohet deri ku do shkohet. Po testohet SPAK se deri ku i ka limitet. Por kërkimi vijon”, u shpreh Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *