Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka hartuar Udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”.
Dokumenti ka për qëllim të orientojë subjektet zgjedhore mbi mënyrën e garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale të votuesve gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.
Sipas udhëzuesit, përpunimi i të dhënave personale nga partitë politike gjatë periudhës së fushatës duhet të jetë transparent. Subjektet zgjedhore nuk duhet të ushtrojnë presion tek zgjedhësit që këta të fundit të japin të dhënat e tyre.
“Subjektet zgjedhore konsiderohen kontrollues ashtu si të gjithë subjektet e tjera sepse mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e zgjedhesve. Trajtimi i të dhënave personale duhet të jetë në përputhje me ligjin. Fushatat kanë evoluar dhe tani vihen në përpunim dhe mjete automatike. Kjo veprimatri ka të bëjë me profilizimin. Duke ndikuar edhe në bindjet politike të zgjedhësve. Gjithmonë e më shumë do të shtrihet procesi i dixhitalizimit. Të dhënat personale janë identiteti jonë.” – u shpreh Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shprehu pakënaqësinë që në tryezën e prezantimit të udhëzuesit mungonin partitë politike:“Është dokument serioz. Ia vlen që gjithesecili prej të interesuarëve të bëjë ekipin e vetëpërmbajtjes të këtij akti. Me vjen mirë që këtu janë përfaqesues të OJF. Partitë nuk kanë demostruar vëmendjen që duhet të kenë. Nuk janë këtu, por ne e dimë që partitë në Shqipëri e kanë të veshtirë të harmonizojnë të drejtat me përgjegjësitë.”
Udhëzuesi mbështetet në legjislacionin e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, praktikën ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar të kësaj fushe.