Vazhdon fushata në Himarë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe n/kryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj kanë zhvilluar takime me qytetarët në këtë zonë në mbështetje të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie Petro Gjikuria.
“Keni nevojë për njeriun që ju njeh dhe ua di problemet. Ai është Petro Gjikuria. Refuzoni regjimin që nuk ka harxhuar as një cent për ju prej 11 vitesh. Refuzoni dhe hordhitë që vijnë këtu tek ju dhe sillen si pushtues duke rrëmbyer pronat tuaja” është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.