Reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë shkaktuar bllokime të rënda në qarkullimin rrugor të Iballës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve për dy ditë rresht.
Në disa pika të rrugës, trashësia e borës ka arritur deri në 2 metra. Përpjekjet e Bashkisë së Fushë Arrëzit për hapjen e rrugës janë hasur në vështirësi, për shkak të bllokimeve të menjëhershme.
Pas ndërhyrjes së bashkisë me një fadrome, mjetet e bllokuara janë lëvizur mëngjesin e hershëm drejt Fushë Arrëzit.