Fustani që këtë verë është në fronin e modës

Fustanet me zebra të stampuara janë një nga tendencat kryesore për verën e vitit 2022 dhe mund të vishen në raste të ndryshme – nga plazhi në klub nate.

Printimi i kafshëve kthehet në modë pothuajse çdo dekadë dhe tani, modeli i zebrës po kalon momentin e tij të shkëlqyer të modës.

Gjatë javëve të fundit, modeli është shfaqur në të gjithë Instagramin – nga shallet dhe rrobat e banjës deri te xhinset dhe madje prapa nuk kanë ngelur as bizhuteritë.

Megjithatë, mënyra më e lehtë për ta shtuar këtë print në gardërobën tuaj dhe për ta shfrytëzuar maksimalisht është përmes një fustani modern me vija zebre të stampuara.

Këtë verë, modeli dominues nuk duhet të jetë domosdoshmërish bardh e zi, po aq tërheqës janë kombinimet kafe-bardhe apo kafe-artë, sipas revistës “Elle”.

Ndërkohë që materialet transparente dhe të rrudhat me prerje të thjeshta janë të njohura për veshjet e ditës dhe veçanërisht për plazhin, fustanet prej sateni me prerje elegante bien në sy për veshjet e mbrëmjes.

Gjithashtu ky trend kombinohet me trendin e të pasmeve të hapura dhe dekolteve të prera dhe më së miri do ta kombinoni me shapka dhe sandale të thjeshta, të përditshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *