Cristiano Ronaldo është parë teksa qante gjatë këndimit të himnit të Portugalisë, para ndeshjes me Ganën në Kampionatin Botëror.
Portugezi u dëgjua të këndonte me zë, teksa u vu re që kishte shumë emocione. Ndërsa kamera filmonte, shumica e lojtarëve dukeshin të përqendruar, por emocionet e Ronaldos ishin të qarta, me lot në sy dhe buzën e poshtme që dridhej pak.
Sulmuesi po luan në Botërorin e tij të pestë dhe do të synojë të sjellë trofeun në shtëpi në atë që me siguri do të jetë turneu i tij i fundit për Portugalinë. Skuadra e Fernando Santos është në Grupin H, së bashku me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut.