Futbolli gjerman humb ‘Der Bomber-in’… shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda Gerd Muller

Futbollisti i shquar gjerman i të gjitha kohërave, legjenda Gerd Muller, ish-sulmuesi i famshëm i “Bayern Munchen” dhe kombëtares së Gjermanisë, nuk do të jetë më fizikisht pranë tifozëve të tij.

Golashënuesi i njohur gjerman, i njohur edhe si “Kaizeri”, është shuar sot në moshën 75-vjeçare.

West German striker Gerd Muller lines up before their FIFA World Cup  quarter final match between West German… | Gerd muller, World football,  English football league

Muller vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit (forma më e zakonshme e dementias).

Nga sëmundja e rëndë e Alzheimerit kanë vuajtur edhe mite të tjera të futbollit si Puskas apo Kubala.

Gerd Müller – „Der Bomber“ | Bayern News

Muller fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës, në 1974 me kombëtaren gjermane.

Vetëm Leo Messi, në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit (85). Sulmuesi i atij Bayerni legjendar të viteve ‘70 ka fituar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972).

Goal on Twitter: "Happy Birthday, Gerd Muller! ? A true legend of the  game, Der Bomber turns 7️⃣5️⃣ today ?… "

Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 1981 dhe tani ishte 74 vjeç.

Muller realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesliga, teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje. Rekord edhe me “Pancerat”, me të cilët në 62 ndeshje e gjeti plot 68 herë rrugën e rrjetës.

Meet The New Bomber, Same As The Old Bomber | Classic UCLA Bruins  Rediscovered

Gerd Müller "Der Bomber" - Top Soccer Legends - German Soccer

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *