Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-trajneri

Dita e sotme është ditë zie për futbollin shqiptar, pasi ka ndërruar jetë ish-trajneri Bexhet Shehu.

Këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Dëfrim Methasani nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare ‘Facebook’, ku shpreh ngushëllimet për profesor Shehun, i cili la gjurmë në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën.

I ndjeri Shehu, drejtoi Korabin për më shumë se 20 vite, duke arritur rezultate të larta. Gjithashtu, ai ka kontribuar edhe te Shkëndija e Tetovës, në të cilën e mori nga kampionati inferior dhe e bëri pjesë të elitës së futbollit maqedonas.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *