Futbolli solidarizohet me humbjen e Cristiano Ronaldos: Dhimbja juaj është dhimbja jonë

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez nëpërmjet një njfotimi në rrjetin e tyre social Instagram kanë njoftuar për vdekjen e djalit të tyre, duke thënë se kjo është “dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë”

Portugezi, 37 vjeç dhe Rodriguez 28 vjeç, prisnin binjakë

Vogëlushja e tyre mbijetoi dhe ata thanë se lindja e saj iu jep forcën për të jetuar në këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

“Djali ynë, ti je engjëlli ynë, do të duam gjithmonë”, kanë shkruar ata.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, ata deklaruan se duan privatësi në këto momente të vështira.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë.

“Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë me mirësi për privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.”

Dyshja kishin njoftuar shtatzëninë në tetor.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë emrat e mëdhenjë të futbollit dhe jo vetëm që janë solidarizuar me dhimbjen e legjendës së futbollit.

United shkroi në Tëitter: “Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Ju dërgojmë dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë.”

Shoku i skuadrës Marcus Rashford shkroi në Tëitter: “Mendimet janë me ty dhe vëllain Georgina, më vjen shumë keq”.

Ish-skuadra e Ronaldos, Real Madrid tha se klubi, presidenti dhe bordi i drejtorëve të tij “janë thellësisht të pikëlluar” duke shtuar: “Real ndan dhimbjen e familjes dhe dëshiron t’u dërgojë atyre të gjithë ngrohtësinë tonë”.

Manchester City, Leeds United dhe Premier League kanë postuar gjithashtu mesazhe ngushëllimi në Tëitter.

Ronaldo ka një djalë Cristiano Jr, i cili ka lindur në vitin 2010 dhe binjakët Eva dhe Mateo që kanë lindur në vitin 2017. Ai gjithashtu ka një vajzë me Rodriguez, Alana Martina, e cila lindi në 2017.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *