Futbollisti britanik u qëllua për vdekje nga policët pasi vrau fqinjin dhe mori peng një 6-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Birtaninë e Madhe. Policia ka qëlluar për vdekje një futbollist 24-vjeçar, pasi ky i fundit, ka mbajtur peng një fëmijë vetëm 6 vjeç dhe ka vratrë fqinin. Sipas raportimeve, Odichukumma Kelvin Igëeani, është qëlluar katër herë me armë nga policia, pasi goditjet me pistoletë elektrike rezultuan jo efektive.

Fqinji i futbollistit, i quajtur Richard Woodcook, kishte shkuar në banesën e tij kur kishte dëgjuar zhurma dhe thirrje për ndihmë. Këtë veprim, Futbollisti nuk e ka pritur mirë dhe e ka vrarë menjëherë Woodcock, trupi i të cilit u gjend në dyshemenë e ndërtesës në qytezën Milton Keynes.

Pasi zhurmat nuk po ndalonin, fqinjët e tjerë, kanë lajmëruar policinë për ndihmë. Teksa efektivët kanë hyrë në banesë, kanë gjetur trupin e pajetë të Woodcock, si dhe një 6-vjeçar që mbahej peng nga futbollisti.

Menjëherë ata kanë reaguar duke qëlluar me pistoletë elektrike, Odichukumman. Pork u nuk pati efekt, ata u detyruan të qëllonin me armë zjarri.

“Sapo hymë brenda Kelvin Igweani u bë menjëherë agresiv ndaj oficerëve. Një pistoletë elektrike u shkarkua drejt tij por nuk pati efekt. Kelvin Igweani më pas zuri pozicion brenda dhomës kryesore të gjumit.

Pasi ne identifikuam veten si policia e armatosur, u përpoqëm të hynim në dhomën e gjumit. Një fëmijë dëgjohej që qante së bashku me zhurma të një sulmi fizik që vijonte. Sapo fituam akses në dhomën e gjumit qëlluam me armë zjarri”, tha Policia.

/Burimi TheSun/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *