Futbollisti francez dhe partnerja e tij kapen me 100 kg kokainë

Jean Manuel Nedra, 29-vjeçari i cili luan për Aiglon du Lamentin në divizionin e parë të Martinique, është arrestuar bashkë me partneren e tij në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit me rreth 100 kg kokainë në bagazhin e tyre.

Nedra u vendos në paraburgim pasi u paraqit para gjykatës hetuese, dhe sipas “Le Parisien”, partnerja e tij është lënë e lirë. Nedra pritet të përballet me një dënim që nuk do të jetë aspak i ulët.

Në një deklaratë nga klubi i tij për mediat lokale u shprehën se: “Pa e ditur shkallën e tij të përfshirjes, mësuam se një nga lojtarët tanë u arrestua në Roissy për kontrabandë droge.”

 “Le të jemi më të fortë se kurrë dhe të bashkuar për të vazhduar punën tonë të edukimit përmes sportit, për të luftuar kundër kësaj plage, për të mbrojtur dhe alarmuar të rinjtë tanë për rreziqet, pasojat dhe abuzimet e këtij mjedisi”, shtoi klubi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *