Futbollisti goditi gjyqtarin në ndeshjen në Cërrik, FSHF merr vendimin e ekstrem pas Sopoti-Mirdita

Dhuna në futbollin shqiptar është bërë një refren që shoqëron shumë ekipe, sidomos ato të kategorive të dyta. Por rasti më i fundit, ai në Cërrik duket se nuk është toleruar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

Ky i fundit ka marrë dy vendime për dhunën në Cërrik në sfidën mes Sopotit dhe Mirditës.

Futbollist Armando Marku, i cili luajti me numrin e një bashkëlojtarit të tij, Ylli Gjegja, është përjashtuar përjetë nga çdo aktivitet futbollistik në Shqipëri pasi goditi arbitrin.

Nga ana tjetër, Mirdita e humb 0-3 në tavolinë sfidën për aktivizim të këtij lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, dhe i zbriten 6 pikë nga klasifikimi në Kategorinë e Dytë, grupi A.

Ditën e djeshme, arbitri vlonjat Klajdi Qendraj u dhunua në sfidën Sopoti-Mirdita duke u kyçur më pas në dhomë, dhe duke shpëtuar vetëm falë ikjes nga dritarja.

NJOFTIMI NGA FSHF

“Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e/f, 31, 38, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

KF Mirdita, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 6 pikë nga klasifikimi”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *