Futeshin nga dyert e dollapit/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Angli

Policia e angleze gjatë një operacioni ka shkatërruar rrjetin e një bande shqiptare të cilët kishin ngritur ferma kanabisi në Angli.

Sipas mediave vendase tre shqiptarët e arrestuar kishin marrë shtëpi me qira duke përdorur dokumente të rreme dhe i kishin kthyer ato në shtëpi droge.

Shqiptarët ishin siguruar të krijonin kalime si nëpër filma, pasi ata kishin fshehur me dinakëri fermat e kanabisit. Autoritetet angleze kanë bërë me dije se në vendin ku shqiptarët rrisnin kanabisin mund të kaloje vetëm duke gërmuar nën tokë ose nga dyert e dollapit  në papafingo.

Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u burgos për shtatë vjet e gjysmë, ndërsa anëtari i besuar i organizatës Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulce, 27 vjeç, nga Tern Street, Canterbury, Bradford, u dënua me 4 vite burg.

Ndërkohë, ditën e premte dy kopshtarët e kanabisit të arrestuar më 7 korrik të vitit të kaluar u dënuan me 12 muaj burg secili. Gjykata dëgjoi se Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç, po luanin një rol të kufizuar në rrjetin e drogës.

Toci u kap në një fabrikë kanabisi në Wayland Avenue, Worsbrough, Barnsley dhe Shehu në një fermë droge në Thurston Gardens, Allerton, Bradford. Të dy u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre.

Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç, të dy nga Kellett Lane, Lower Wortley, Leeds, do të dënohen muajin e ardhshëm.

Prokurori Gerald Hendron tha se Policia e West Yorkshire dhe shërbimi i imigracionit kryen vëzhgime në adresat në Bradford, Keighley , Leeds dhe Barnsley.

Më 7 korrik 2021, u zhvillua një operacion i madh i koordinuar për kërkimin e rrjetit të pronave të marra me qira.

Ata zbuluan ferma droge të fshehura pas paneleve dhe dyerve të rreme dhe në gropa të pasigurta që i kishin bërë pronat në mënyrë të paqëndrueshme. Kalimi në bimët e kanabisit bëhej përmes dollapëve, nën dollapët e kuzhinës dhe përmes pasazheve të fshehura mirë dhe kapakëve të papafingo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *