Futet në det dhe shpëton dy fëmijët e mitur, humb jetën 64-vjeçari në Itali

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Sipas mediave të huaja, një baba 64-vjeçar ka shpëtuar fëmijët e tij 6 dhe 8 vjeç nga mbytja, por për fat të keq, vetë s’ka mundur të mbijetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites në vendin e quajtur Ladispoli. Viktima është identifikuar si Massimo Armeni, nga Armenia, ndërsa është ende e partë nëse burri është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak.

Mediat italiane raportojnë se familja, e përbërë nga çifti e dy fëmijët, ishin me pushime në Ladispoli. Prindërit ndodheshin në shezlong, kur 64-vjeçari pa 2 fëmijët e tij duke u mbytur.

Menjëherë ai ka reaguar, duke u zhytur me shpejtësi në ujë dhe duke i nxjerrë shëndoshë e mirë vogëlushët në breg.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *