Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për çmimin prestigjioz Oscar. Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi në Twitter iu uron sukses aktorëve duke shprehur emocionet që sjell kjo histori guximi dhe vendosmërie.
“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të çmimit Oscar. Filmi “Zgjoi” është frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes.
/Priza.al/