Një 64-vjeçare banuese në Kuçove është proceduar penalisht.
Gatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e saj bashkë me OSHEE-në, është konstatuar dëmtim i vulave të matësit elektrik që furnizonte banesën e saj.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë filloi procedimi penal për shtetasen M. Z., 64 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar dëmtim i vulave të matësit elektrik që furnizonte banesën e saj.