Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një grua futi fëmijën e saj në valixhe, duke e lënë aty për ditë më radhë.
Burime për median bëjnë me dije se 40 vjeçarja, V.Hasimllari është dërguar nga ana e drejtorisë së shëndetit mendor të Korçës drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit.
Shkak për këtë të fundit është bërë gjendja e saj tejet e rënduar, aq sa edhe grupi i hetimit e ka të pamundur për ta marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Sipas mjekes të marrë dje në pyetje, nëna kishte humbur lidhjen me realitetin dhe se vuante nga çrregullimet psikike.