Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, (SHKKB) ka arrestuar ditën e mërkurë një vizitor në burgun e Lushnjës, pasi në veshmbathjet që kishte sjellë për kushëririn e tij të dënuar me 8 vite burg kishte futur një plumb pistolete.
Sipas njoftimit të SHKBB-së 42-vjeçari K.Sh, i cili kishte hyrë në ambientet e burgut të Lushnjës për të vizituar kushëririn e tij A.A të dënuar me 8 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, kishte në qesen me rroba një plumb pistolete 7.65 mm.
Njoftimi:
Plumb në veshmbathjet për kushëririn, SHKBB arreston vizitorin në IEVP Lushnjë
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestur sot në IEVP Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fishek pistolete i kalibrit 7.65 mm. I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve. Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal.