Sekuestrohen 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1.200 000 euro, të një personi me precedent E. K. 42 vjeç, banues në Tiranë për mashtrim kompjuterik në bursa.
Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 apartament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.