Edmond Gashi mjeku kriminel i Onkologjikut, u quajt “Çufo i dhjamosur” nga analisti i njohur Arjan Curri. Vrapi epik i tij nëpër rrugicat e gjykatës, pas dhënies së masës së arrestit në shtëpi është një skenë qesharake por që të bën më shumë të vajtosh se kush ka në dorë frymën e fundit të shqiptarit të sëmurë me kancer. Mondi në rrethin spitalor njihet me nofkën “buldozeri” për peshën trupore (+130kg), por dhe për dorën e rëndë të ryshfetit dhe të bixhozit që luan në kazino.
“Boli” i përmbarimit, Rigels Bejko përmbaruesi që i vetëm bëri 6 000 ankande për MCA, për të shitur mijëra prona që vlejnë mbi 700 milion euro, ka habitur mbarë shtetin me “shkathtësinë” e tij edhe pse është obez. Prokurorët e Tiranës dhe ata të SPAK po hetojnë bëmat e “Bolit” përmbarues që është njëkohësisht edhe ndërtues, në një kompleks pallatesh në zonën e Shkozës bashkë me një ish deputet të njohur të mazhorancës.
“Fuçia” e avokatisë quhet Egesta Klosi. Avokatja obeze e implikuar me aferën e “Lendal”, mikrofinancës së kunatit të Guvernatorit Gent Sejko, bashkë me vëllezërit Eron dhe Enuar Merko, është një tjetër personazh i njohur në rrethet e sistemit gjyqësor, si sekserja apo “Fuçia” për shkak të dorës së rëndë të “gjobave” dhe pirjes së birrave pa limit. “Fuçia” Klosi po hetohet për të paktën dy raste ku ka bërë sekseren në çështje që ka SPAK, disa ankande të Tirana Bank ku del e përfshirë edhe Elona Sejko, gruaja e Guvernatorit dhe lidhje me personazhe të botës së krimit, që e përdorin avokaten Klosi, si korrierendërlidhëse mes dy botëve, asaj të drejtësisë dhe krimit.
Arjan Curri, tha në emisionin e Grida Dumës para dy ditësh, “Futjani vrapit nga obezët…”. Deklarim që bëri bujë por ai kishte edhe komente përveç bindjes së tij për këtë “damkosje” të personave + 130…
Ne do sjellim fakte të forta për këta tre obezë të mjekësisë dhe drejtësisë, jo për shëndetin e tyre të sëmurë, por për profesionin e tyre të përlyer me krim; për aktet e ndërgjegjes së tyre të rrënuar, nga pija, bixhozi, makutëria dhe adulteria…
vijon