I shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, Lulzim Basha, vazhdon të fyejë demokratët.
Sonte në “Open”, Basha tha se, lëvizja që largoi atë nga kryetar i PD-së është “Dumbabiste” që kërkon të marrë peng PD-në.
Basha, refuzoi kategorikisht se ka krizë brenda selisë blu.
Basha e konsideroi lëvizjen për rithemelimin e partisë nga ish-kryeministri, Sali Berisha, si “lëvizje dumbabiste”, duke iu referuar kryengritjes së Haxhi Qamilit më 1914-ën, për të anuluar Pavarësinë e Shqipërisë dhe që Perandoria Osmane të merrte sërish kontrollin e vendit tonë.
Basha: Jo, nuk ka krizë legjitimiteti brenda Partisë Demokratike, ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë cilësuar non-grata, ka një vendim të Partisë Demokratikë, timin si kryetar i Partisë Demokratike, për pezullimin e tij nga grupi parlamentar dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për tiu imponuar demokratëve me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryedemokrati Basha, e ka konsideroi edhe Kuvendin e 11 dhjetorit si “tubim”, që sipas tij një si ai mund ta thërrasë edhe Edi Rama e Tom Doshi dhe të ndërrojnë vulat e PD-së.
“Unë jam kryetar i Partisë Demokratike i zgjedhur me një anëtar një votë nga mbi 80% e demokratëve që morën pjesë në një proces transparent me katër kandidatë afro 4 muaj përpara.
Jam kryetar i opozitës, kam një betejë shumë të vështirë për të udhëhequr me demokratët, për demokratët dhe një betejë e cila nuk është vetëm e demokratëve por e të gjithë shqiptarëve.
Nuk ka patur Kuvend me 11 dhjetor, ka patur një tubim. Një tubim që mund ta thërriste kushdo. Mund ta thërriste edhe Tom Doshi dhe të ndërronte vulat e Partisë Demokratike.
Të thoshte që këtu janë demokratë, nesër mund ta thërrasë Edi Rama dhe të thotë po bëj unë një Kuvend të Partisë Demokratike. Pasnesër mund ta thërrasi Ilir Meta, mund ta thërrasi Vangjush Dako”- tha ai.
/Priza.al/