Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë sot vendimin lidhur me padinë për shpifje të Evi Kokalarit ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.
Në bazë të vendimit, është shpallur i pafajshëm për veprën penale “Shpifje” dhe fajtor për veprën penale “Fyerje” duke u gjobitur me 50 mijë lekë. Gjoba duhet të shlyhet brenda një viti nga marrja formë e prerë e vendimit.
Një reagim ka patur dhe Kokalari e cila shkruan se i është mirënjohëse trupës gjykuese ndërsa paralajmëron figurat politike mos të bëjnë sulme të tilla që tejkalojnë çdo normë.
Kujtojmë se përplasjet e tyre nisën disa muaj më parë ku aktivistja që mbështeti Berishën në lëvizjen e tij pati debate me disa eksponentë të PD-së.
Kokalari paditi për shpifje deputetin e PD-së, pasi ky i fundit tha se bashkëshorti i saj ishte pjesë e Agimit të Artë, Partisë të ekstremit të djathtë në Greqi.