Fytyra e guximit! Historia rrëqethëse e gruas e cila u qëllua me armë në fytyrë nga burri

Afganistani mbetet një nga vendet me shkallën më të lartë të dhunës ndaj grave. Vitin e kaluar numrat zyrtarë konfirmuan 3,500 raste dhune ndaj grave dhe mendohet se numrat do të rriten ndërsa gjendja e sigurisë në vend përkeqësohet.

Shakila Zareen, 25 vjeç, është një nga të mbijetuarat e rralla. Ajo u detyrua të martohej kur ishte fëmijë, u përdhunua dhe i është nënshtruar 22 operacioneve pasi u qëllua në fytyrë nga burri i saj. Tani ajo po përdor zërin e saj për të mbështetur gratë e tjera ndërsa shërohet. “E kaluara ime është shumë e dhimbshme dhe kjo më bëri që të rikthehem më e fortë. Unë gjithmonë them që jam e pathyeshme, gjithmonë i them jo dhunës. Unë jam nga Afganistani dhe jetoj në Kanada,” tregon ajo.

Por prapa kësaj fytyre të lumtur fshihet një histori e errët. “Fëmijëria ime ka qenë e vështirë. Nuk e mbaj mend nëse kam qeshur ndonjëherë kur isha fëmijë. Ishte e mbushur me sfida. Jam torturuar dhe rrahur nga vëllezërit e mi, burri dhe kunati. Nuk e mbaj mend se si u rrita,” thotë Shakila.
Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur u detyrua të martohej me njw burrë të vjetër në moshë. “Kur u martova më treguan një kamxhik të punuar me dorë, dhe më thanë se ti je një grua dhe kjo është ajo që meriton. Gjithmonë i kam pytur cili është mëkati jonë dhe pse na rrihni, por ata indinjoheshin pasi një grua qëndronte përballe tyre dhe po shprente mendimin e saj. Pak më vonë mësuan se kisha vajtur në polici dhe burri im më qëlloi me një armë në fytyrë. Mendoja se kjo ishte një ëndërr e keqe duke shpresuar se do të mbaronte sa më parë. Kur u zgjova në spital doja të flisja, por e kisha të pamundur. Pastaj e pashë mamin duke qarë dhe e kuptova që nuk ishte një ëndërr e keqe, pro ishte e vërtetë dhe tani është pjesë e jetës sime,” vazhdon Shakila .

Shakila është zhvendosur në Kanada. Dhe pavarësisht gjithçkaje ajo thotë se është me shumë fat. Tani po përdor forcën e saj për të mbrojtur gratë e tjera në Afganistan.

;

/Burimi: BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *