G7 bie dakord për ti dërguar ndihmë financiare Ukrainës, ja sa është shifra që do ti dhurojnë

9.5 miliard dollarë është shirfa që Ministrat e Financave nga grupi i vendeve të G7 kanë rënë dakord për ti dërguar Ukrainës, duke e çuar angazhimin e tyre ne 20 miliard dollarë.

Pas përfundimit të takimit të tyre në Gjermani , ministrat janë shprehur se mbështetja do të ndihmojë qëverinë e Ukrainës të ofrojë shërbimet bazë derisa është nën sulmin rus.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe më gjerë dhe jemi të përgatitur të bëjmë më shumë sipas nevojës”, tha G7 në një deklaratë në fund të takimit dy-ditor jashtë qytetit gjerman të Bonit.

Lufta ka ndikuar rëndë aftësinë e Kievit për të mbledhur taksat dhe i duhen rreth 5 miliardë dollarë në muaj për të paguar punonjësit e qeverisë dhe për të mirëmbajtur punët publike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *