Gabimi fatal me pijen/ Detaji që e ‘fundosi’ vrasësin e drejtorit të OST-së përpara policisë

Në të majtë autori Dorjan Keqi, në të djathtë viktima Saimir Jakut

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e vrasësit të Saimir Jakut, në vitin 2016-të.

Burime për median bëjnë me dije se autori i vrasjes Dorjan Keqi është arrestuar fillimisht pasi drejtonte automjeti në gjendje të dehur, por në polici iu morën shenjat e gishtërinjve. Kujtojmë se pas vrasjes së ish-drejtorit të Tensionit të lartë në fshatin Skuraj u gjet një automjet i djegur që dyshohej se ishte përdorur në krim, ku poshtë makinës u zbulua bidoni i benzinës dhe në të u gjet një gjurmë gishti.

Pas krahasimit me gjurmën e gishtit, rezultoi se gjurmët e gishtërinjve ishin të njëjta me atë të makinës së djegur në 2016, ku ai autor kishin Dorjan Keqin.

Pavarësisht se policia e shiti si një operacion të suksesshëm, mesa duket vrasësi nuk do të zbulohej kurrë nëse nuk do të kapej për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Kujtojmë se ngjarja ka 6 vite nën hetim por policia nuk mundi të gjente asnjë lloj gjurme, për atyre të gishtërinjve e cila është një procedurë e zakonshme e policisë, pasi drejtimi i automjetit në gjendje të dehur përbën gjendje të dehur.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *