Gabimi fatal që mund të bëni teksa jeni duke ngrënë, rrezikoni shëndetin

Indi i quajtur epiglotis parandalon futjen e ushqimit në mushkëri duke mbuluar trakenë ose grykën tuaj ndërsa gëlltiteni. Herë pas here ndodh që ju aksidentalisht të çoni ushqim në trake gjatë kohës që jeni duke ngrënë. Por nëse jeni të shëndetshëm dhe keni një sistem të fortë imunitar, mund të mos keni ndonjë ndërlikim nga një incident i izoluar. Futja e ushqimit në mushkëri mund të shkaktojë komplikime serioze për shëndetin.

Vështirësitë në gëlltitje, një refleks i dëmtuar i gojës ose përdorimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë këtë rrezik. Gjithashtu sëmundja e refluksit gastroezofageal mund të luajë rol. Kjo gjendje mund të çojë në një ngushtim të ezofagut ose tubit të ushqimit dhe t’ju bëjnë më të prirë për të kaluar në mushkëri ushqim ose lëngje. Nëse pas ngrënies keni kollë, frymëmarrje të rënduar ose dhimbje gjoksi, ushqimi mund të ketë kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Bllokimi mund të bëjë që lëkura juaj të marrë një ngjyrë të errët për shkak të mungesës së oksigjenit. Ushqimi ose lëngjet që kalon në rrugët tuaja të frymëmarrjes mund të shkaktojnë një përgjigje inflamatore ndërkohë që mushkëritë reagojnë ndaj substancës së huaj. Nëse ndodh një infeksion, ju mund të zhvilloni pneumoni bakteriale. Në rast se keni astmë ose emfizemë rreziku i zhvillimit të pneumonisë mund të rritet.

Njerëzit që pinë duhan, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar janë më të ndjeshëm ndaj pneumonisë. Për të shmangur thithjen e ushqimit në mushkëri, hani me kafshata të vogla, përtypni mirë ushqimin dhe shmangni të folurit ose të qeshurit gjatë të ngrënit.

Një studim i fundit ka zbuluar se, vaktet e gatshme dhe buka e bardhë rrisin rrezikun e kancerit. Ushqimet e përpunuara mund të rrisin shanset për sëmundje edhe nëse keni peshë të shëndetshme, kryesisht kancerin ovarian dhe tumoret e trurit. Ushqime të tjera ultra të përpunuara përfshijnë proshutën, patatet e skuqura, drithërat e mëngjesit, ëmbëlsirat dhe çokollatën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *