Real Madrid ka paralajmëruar një aksion ndaj UEFA-s, nëse përsëritet shorti i Champions League, që në raundin e dytë kishte “peshkuar” Benfican.
Klubi 13 herë kampion i Europës thekson se gabimi që çoi në anulimin e shortit ndodhi pas çiftëzimit me luzitanët dhe Los Blancos argumentojnë se për këtë arsye, kjo sfidë e dyfishtë, e para e përcaktuar nga shorti, duhet të konsiderohet ‘e vlefshme’.
Real Madrid vazhdon ta ndjekë fati i zakonshëm në shortin e Ligës së Kampioneve. Skuadra madrilene eviton gjithmonë në turin e parë me eliminim direkt kundërshtarët më të vështirë dhe në letër ka gjetur një rival të kalueshëm siç është Benfica. Por statistikat dhe historia flasin kundër ekipit të Ançelotit.
Edhe pse udhëtimi në Lisbonë do të sjellë në mendje kujtime të bukura për teknikun italian, pasi fitoi atje trofeun e 10 të Ligës së Kampioneve për Realin në vitin 2014, kryqëzimi për herë të tretë me Benfikën shpresohet të jetë më ndryshe nga ato të mëparshmit.
Për herë të parë, dy skuadrat janë takuar në finalen e vitit 1962, kur në Amsterdam, ishte Benfica që triumfoi me shifrat 5-3, në një ndeshje ku tregolëshi i Pushkash nuk mjaftoi përballë portugezëve që kishin në radhët e tyre Euzebion, autor i një dygolëshi.
Ndërsa kryqëzimi tjetër është në çerekfinalet e edicionit 1964-1965, plot 57 vite më parë. Edhe në atë rast, portugezët kaluan, me një fitore të thellë 5-1 në Lisbonë, ndërsa Reali triumfoi vetëm 2-1 në shtëpi.
/Priza.al/