Larja e dhëmbëve nuk ju jep efektin që dëshironi, pra që të largoni aromën e keqe nga goja? Atëherë sepse bëni një gabim, nuk lani gjuhën. Mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por është shumë e vërtetë. Stomatologët vënë theksin në larjen e gjuhës, kur të lani dhëmbët në mëngjes dhe darkë. Bright Side na liston disa arsye.
Shije më e mirë
Pastrimi i gjuhës lejon që sythat e shijes të punojnë më mirë, dhe kështu ne e shijojmë ushqimin tonë në maksimum.
Forconi sistemin imunitar
Gjuha është pjesë e sistemit imunitar, dhe kështu që sa më shumë baktere të hiqen nga sipërfaqja e saj, aq më pak ka gjasa që ato të pushtojnë trupin dhe të shkaktojnë komplikime.
Parandalimi i pllakave
Akumulimi i baktereve në gjuhë lehtëson formimin e një shtrese të pllakave në dhëmbë. Pllaka kontribuon si në erën e keqe të gojës, dhe në prishjen e dhëmbëve.