Gabimi që nuk duhet ta bëni kurrë! Ja si mund të infektoheni nga lija e majmunit që po përhapet me shpejtësi edhe në Europë (DISA NGA SIMPTOMAT)

Me rritjen e rasteve të lisë së majmunëve në Itali dhe Evropë, ekspertët kanë filluar të vënë në dyshim transmetimin e këtij virusi. “Ajo ende nuk mund të përkufizohet rreptësisht si një sëmundje seksualisht e transmetueshme”, shpjegon Andrea Antinori, drejtor i Njësisë së Imunitetit Viral në Spallanzani. “Ngjitja ndodh përmes kontakteve të ngushta, si p.sh. marrëdhëniet seksuale, të cilat megjithatë nuk janë të vetmet kontakte të ngushta të mundshme. Prandaj do të shmangja identifikimin e kësaj sëmundje si një sëmundje seksualisht të transmetueshme për momentin dhe mbi të gjitha duke identifikuar popullatën e meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkujt si bartës të kësaj sëmundjeje”. Gjë që, thekson Antinori, “duhet të kuptohet ende, sepse po përballemi me një valë të re, ndryshe nga sa e kemi njohur historikisht në dekadat e mëparshme”.

Virusi i majmunit, i cili deri më tani transmetohej pothuajse ekskluzivisht në Afrikë, pas pickimit të brejtësve, në fakt po ndryshon sjelljen e tij. Për momentin, siç raporton Il Giorno, mendohet se infeksioni ndodh kryesisht nëpërmjet shkëmbimit të pështymës dhe sekrecioneve të trupit. Virusi hyn në trup përmes çarjeve në mukozën (plagë, ulçera në gojë, çarje anale) dhe arrin në nyjet limfatike, ku shumohet, duke prodhuar një ënjtje të lehtë të gjëndrave, temperaturë dhe dhimbje muskulore.

Dhe kujdes, nuk përjashtohet që virusi i majmunit të transmetohet mes familjarëve, siç ndodh për shembull në hepatitin C, për shkëmbimin e sendeve personale, një krehër ose furçë dhëmbësh të infektuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *