Një person është filmuar teksa del nga një vatër e sapondezur zjarri në ishullin e Sazanit.
Sakaq, lidhur me këtë situatë Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ai ishte autor i dyshuar i njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit.
Ndër të tjera thuhej se kjo video të jetë filmuar nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve, të cilët kishin zbuluar piromanin e ishullit të Sazanit. Po kjo është e gjitha një gafë nga ana e ministrisë, pasi personi në fjalë është zjarrfikës. Ndër të tjera Ministria njoftoi se policia ka nisur punën për kapjen e autorit apo autorëve të kësaj zjarrvënieje që mori përmasa të mëdha.