Gara me makina, të dehur, pa leje drejtimi dhe me xhama të errët ndëshkohen ‘rebelët’ në Tiranë

Pas kontrolleve intensive të policisë rrugore në kryeqytet janë arrestuar disa persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë proceduar penalisht. Policia vijon kontrollet me në fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Policia ka arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërkaq, janë proceduar për gara shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.

Po ashtu, janë proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive. Policia ka nisur procedimin edhe për 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës, dhe për 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

1123 automjete të ndryshme janë proceduar për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit, ndërsa 80 automjete u proceduan për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik.

Njoftimi i policisë: 

Gara më makina në qendrat e banuara dhe xham i errët, ndëshkohen “rebelët” në Tiranë

Vijojnë kontrollet e territorit në të gjithë kryeqytetin, me fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Në funksion të kontrolleve janë konstatuar dhe :

Arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.

Proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive.

Proceduar 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës.

Proceduar 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Proceduar 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Proceduar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik 82 automjete.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *