Në Bashkinë e Durrës është pasqyruar rezultati i 190 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 56.49% të votave përkundrejt 43.51% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes tyre është mbi 6100 vota.
Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 33 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 69.74 % të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 30.26 %.
Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 30 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 65.56 %, ndërsa Loka me 34.44 %.