Gara për Këshillin Bashkiakë, PS renditet si forcë e 4-të në Lezhë

Numërimi i votave për këshillat bashkiakë në Lezhë, por tregon se fitorja e Pjerin Ndreu me rreth 2 mijë vota diferencë nga rivali i tij opozitar Pashk Gjoni, nuk është ndikuar nga socialistët në këtë bashki, por nga roli vendimtar i Mark Frroku me ish-partinë e tij Kristian Demokrate dhe Tom Doshit me PSD.

Pjerin Ndreu arriti të fitojë një mandat të dytë me 18.290 vota ose 52.78%. Ndërkohë, rivali i tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Pashk Gjoni arriti të marrë 16364 vota ose 47.22%.

Por nga numërimi i 12 qendrave të votimit nga 126 që ka në total Lezha, deri në orën 13:30, për këshillin bashkiak rezulton se Partia Kristian Demokrate është duke fituar 12 mandate në këshillin bashkiak me 24.82% të votave si subjekt politik.

Po për të njëjtën orë, Partia SocialDemokrate e Tom Doshit me 18.78% të votave renditet forcë e dytë në bashkinë e Lezhës, duke fituar 9 mandate në këshillin bashkiak.

Dy ish-depuetët, të cilët kanë qenë gjithmonë të rreshtuar pranë Edi Ramës së bashku arrijnë të ndërtojnë shumicën në parlamentin lokal në Lezhë, duke lënë pas me vota si subjekt Partinë Socialiste dhe koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Deri më tani PS me 10.39 % të votave mund të dërgojë në këshillin bashkiak vetëm 5 anëtarë nga lista e saj, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 9.79% të votave arrin të marrë 4 mandate.

Një tjetër parti e vogël që pritet të jetë faktor në Lezhë sa i përket këshillit bashkiak, është Aleanca Arbnore Kombëtare, e cila me 11.39% të votave arrin deri tani të fitojë 5 mandate, po aq sa Partia Socialiste, në siglën e të cilës garonte Pjerin Ndreu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *