Gara për kreun e PD-së,  Ibsen Elezi: Rruga e Berishës është qorre, nuk na çon askund

Ibsen Elezi, kandidati për kreun e Partisë Demokratike ka nisur fushatën e tij me simpatizantët në Kukës.

Elezi e ka cilësur rikthimin e konkurrentit të tij Sali Berisha si një rrugë qorre që nuk çon askund, gjithashtu ai ka kundërshtuar edhe bashkëpunimin e PD me Ilir Metën.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.

Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.

Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”, tha Elezi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *