Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka bërë me dije se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet per kryedemokratin.
Mësohet se Sali Berisha do të jetë i pari në fletën e votimit, i pasur më pas nga kandidati tjetër Ibsen Elezi.
Njoftimi i Plotë:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.
Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:
- Sali Berisha
- Ibsen Elezi
Komisioni do njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë dt 17 maj 2022.