Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur këtë të premte zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të SPAK.
Burime për median bëjnë me dije se Klodian Braho dhe Edvin Kondili janë dy nga prokurorët që mund të pasojnë Arben Krajën në drejtimin e SPAK.
Kandidaturat e tyre nuk janë zyrtarizuar ende, pasi kanë afat brenda 45 ditëve për të dorëzuar pranë KLP-së platformën e tyre.
Drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja lë detyrën më 19 dhjetor.