Kanë dalë rezultatet për kryetarin e ri të Degës së PD-së në Belsh.
Mësohet se fitues është shpallur Flamur Cani, me 94% të votave.
Lajmi është konfirmuar nga Komisioni i Rithemelimit.
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Belsh u shpall z. Dritan Flamur Cani me 94% të votave.