Gara për president/ Nuk përjashtohet Basha për vendin e Metës

Përpara se Ilir Meta të lërë Presidencën do të dalë emri për zëvendësuesin e tij, pra brenda datës 24 maj do të shpallet emri për Presidentin e ri në Republikën e  Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për media.

Ai u shpreh se procedura e zgjedhjes së Presidentit merr 5 raunde në Kuvend duke theksuar se kalendari për këtë çështje do të miratohet në mbledhjet pasardhëse, ndërsa presidentit të Republikës Ilir Meta i përfundon mandati më 24 korrik.

Por, kush janë emrat që po përfliten për të marrë në dorë institucionin e kreut të shtetit pas Metës? Priza.al sjell kandidatët më të mundshëm të kësaj gare për postin e Presidentit

Lulzim Basha

U tërhoq  pak  ditë më parë çuditërisht  e përmbysën zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në krahasim me zgjedhjet e 25 Prillit, ky është Lulzim Basha. Sado utopike mund të shfaqet ishte vet Basha që përhapi zëra korridoreve se vendi i Presidentit po e priste. Por pavarsishtë tymnajave, Basha ruan ende  vulën dhe selinë edhe pse në gramat e fundit të “kandilit”. Pavarsisht se populli priste dorëheqjen e dinozaurëve të politikës nga kjo e fundit iku më i riu dhe perëndimori. Sakaq një gjë është e sigurt  nëse është një  specialitet në menu që Bash di të bëj më mirë është të mbajë zvarrë Partinë Demokratike.

Valentina Leskaj

Kryeministri Edi Rama gjithmonë ka ditur të luaj me raportin gra- burra në parti. Madje kohë më parë kreu i qeverisë është shprehur se nëse do ta çosh një punë deri në fund lërja në dorë një gruaje dhe Valentina Leskaj është një prej kandidateve që mund të përmbush këtë detyrë.

Leskaj ka mbajtur postin e kryetares së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. I shkon për shtat një prezencë ceremoniale dhe më e rëndësishmja, di të heshtë. Edhe pas mënjanimit që i bëri Rama nga partia dhe pushteti, ajo asnjëherë nuk u dorëzuar. Dihet tashmë se Rama arrin ti magjeps gratë e PS-së dhe më së miri e tregojnë ato vetë  duke e bërë Ramën  Skënderbe, hero kombëtar por ama edhe duke i veshur petkat e Zeusit, kryeperëndisë së antikiteti.

Gramoz Ruçi

Një hap pas, i Gram Rucit  pasi kishte marr mandatin e  deputetit pas 25 Prillit erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Sakaq “hije” të padukshme e  vendosën në një peshore me hallin e  Sali Berishës  pas shpalljes Non-Grata. Shumë të tjerë menduan se nëpërmjet tij po i jepeshin sinjale Berishës  për të ndërprerë rrugëtimin në politikë. Por  zërat u fikën dhe figura e tij është e pastër madje gati të marr edhe postin e Presidentit të vendit.

Pandeli Majko

Një karrierë politike e prerë në mes e Pandeli Majkos mund të  jetë pika e takimit dhe “shërimit të plagëve” të vjetra.  Ndoshta ka ardhur momenti që  fijet të bashkohen përsëri për vendin e Presidentit edhe pse Kryeministri ka tashmë “dashuri” të tjera në radhët e PS dhe parlamentit, më novator dhe elastik… por përsëri mbetet për tu parë.

Ilir Meta

Që i “qan” syri për pak president kjo është pranuar botërisht edhe prej vet Ilir Metës por sakaq tha se pas humbjes së opozitës në 25 Prill, e shtyu për 20 vjet si opsion. Rizgjedhja e Ilir Metës nga socialistët për një mandat të dytë në krye të presidencës duket zgjedhja më pak e mundshme. Ka pasur një luftë të vazhdueshme  me qeverinë me ligje që ktheheshin dhe nuk dekretoheshin nga presidenti Meta por kjo është “e keqa” më e vogël pasi bashkimi Berisha-Meta, për Ramën do të ishte një opozitë pak e frikshme për të. Meqenëse të dy bashkë provuan forcën në zgjedhjet e pjesshme vendore dhe bindshëm me votat e LSI, Grupi i Rithemelimit arriti të merrte një Bashki.

Mimi Kodheli

Në Qeverinë e Ramës fakti i të qenit grua të kalon automatikisht në avantazh por mos të harrojmë se Mimi Kodheli zgjedhjet e shkuara  u anashkalua duke u rrëzuar nga kategoria superiore e Ramës. Por më shumë se një kandidaturë reale, Kodheli do të përflitet si presidente e ardhshme  thjesht për pozicion./Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *