Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha theksoi se PD do jetë më e hapur, duke shtuar se PD vendimmarrjen kryesore ja beson anëtarësisë dhe simpatizantëve.
Berisha deklaroi se të gjithë janë të lirë të paraqesin vullnetin e tyre për të kandiduar, ndërsa theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për demokracinë e vendit.
“Sot jemi mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023 si zgjedhjen e Komisioni të Organizimi dhe kontrolleve elektorale dhe pika e tretë hapja e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD. Mbledhja është në përputhje për përcaktimet statuore. Ne vazhdojmë me përpjekje për transformimit të jetës së PD në një forcë më demokratike më të hapur e cila vendimmarrjen kryesore ja beson anëtarësisë dhe simpatizantëve. Janë zhvilluar takime intensive me aleantët tanë për të gjetur gjuhën e përbashkët, kanë sygjerime të drejta, propozime të arsyeshme, mirëpriten të gjitha sygjerimet dhe kandidaturat e tyre”, tha Berisha.