Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë fizike për gjyqtaren antikorrupsion, zonjën Irena Gjoka, të cilës nga katër truproja i janë vendosur 6 edhe në banesë.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga Garda, që shtoi se shtimi i sigurisë ndodhi mbas sulmeve verbal ndaj gjyqtares, pas vendimit të datës 20 tetor, ku vendosi detyrim paraqitje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin.
Garda i tha Top Channel se katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që të tjerët është vlerësuar të shtohen pasi sulmeve të fundit ndaj saj.