Garda nuk i lejon të futen në Kuvend, Këlliçi: Çmenduri e Ramës, duhet të futem në Parlament

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, njëherësh dhe kandidat për drejtimin e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka folur i revoltuar pasi nuk është lejuar të futet në Kuvend, duke qenë se Sekretariati i Etikës e ka përjashtuar bashkë me 11 deputetë të tjerë.

Gjatë fjalës së tij në një prononcim për gazetarët, Këlliçi insistoi se duhet të futet në Kuvend pasi është deputet dhe se moslejimi i tij është një çmenduri nga ana e Ramës, jo se ka thyer rregulloren.

“Kjo është një çmenduri e Edi Ramës, kjo është cmenduri e Lindita Nikollës, është e disata herë që unë përjashtohem nga Kuvendi pa folur. A kanë fytyrë këta të dalin përpara njerëzve. Nxjerrin Gardën këtu, nga kush e mbrojnë këta Kuvendin, nga unë? Nga Belind Këlliçi? Pse nuk e ndalojnë këta kryeministrin Edi Rama që vjedh. Kërkojmë fjalën për procedurë nuk na jepet fjala. Unë e di që dosja e McGonigal e ka tërbuar, por nuk do të shpëtojë. Thjesht po shtyn agoninë e tij. Ne duhet të futemi në seancë plenare dhe Garda është këtu për të zbatuar ligjin. Nuk më intereson asgjë, unë aktualisht që po flas duhet të jem në seancë”, tha Këlliçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *