Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar listën përfundimtare me 26 lojtarët e thirrur për Botërorin, që nis më 20 nëntor në Katar. Mes të zgjedhurve janë sulmuesi i Newcastle, Callum Wilson dhe mesfushori i Leicesterit, James Maddison, lojtarë që kthehen në kombëtare pas tri vitesh.
Gjithashtu i befasuar nga thirrjet e trajnerit Southgate ishte ajo e mesfushorit Kalvin Phillips dhe Harry Mguire mbrojtës, dy lojtarë të Manchester United, pavarësisht se janë përdorur pak në klubet e tyre përkatëse.
Tammy Abraham (Romë), Ivan Toney (Brentford) dhe Jarrod Bowen (West Ham) janë disa lojtarët e munguar nga të përzgjedhurit e trajnerit, ndërsa Reece James dhe Ben Chilwell të Chelsea janë jashtë për shkak të lëndimit.
Ja dhe lista e lojtarë të përzgjedhur nga trajneri Southgate për kombëtaren e “Tre Luanëve”, që do të konkurrojë në finalet e Botërorit “Katar 2022”:
Portierë: Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Newcastle), Aaron Ramsdale (Arsenal)
Mbrojtës: Harry Maguire dhe Luke Shaw (Manchester United), Eric Dier (Tottenham), John Stones dhe Kyle Walker (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle), Conor Coady (Everton), Ben White (Arsenal) dhe Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Mesfushorët: Jude Bellingham (Dortmund), Mason Mount dhe Conor Gallagher (Chelsea), Declan Rice (West Ham), Jordan Henderson (Liverpool) dhe Kalvin Phillips (Manchester City)
Sulmues: James Maddison (Leicester), Phil Foden dhe Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Chelsea), Callum Wilson (Newcastle) dhe Marcus Rashford (Manchester United)