Kryeministri Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ku ai po garon për kryetar të këtij subjekti politik. Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij për punën që kanë bërë deri më sot.
Kurti u ndal edhe për fjalën e tij për gazetarët ku u shpreh se:
“Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për kryetar të lëvizjes, strukturës, rinia për LVV dhe gratë për LVV. Urime e gëzuar të gjithëve”
Kurti është kandidati i vetëm në garë.