Gati 4 vite burg për militanten shqiptare të Mateo Salvinit, ku e fshihte drogën e tradhtuara nga bashkëpunëtori?

Gjykata italiane ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg “zonjën e drogës” i cila ishte sipërmarrëse në Itali.

Shqiptarja ishte më së shumti e njohur për mbështetjen e saj të madhe ndaj partisë së Salvinit, Lega Nord. Ajo u arrestua nga policia italiane në fillim të dhjetorit të kaluar pasi u kap me 450 kilogramë hashash dhe marijuanë.

Jona Mullaraj u njoh vendimin  e gjykatës ditën e sotme, kur përveç saj u dënuan edhe 3 persona të tjerë.

Më vonë avokati i shqiptares ka deklaruar se do ta ankimojë vendimin e gjykatës së Apelit.

Karabinierët e gjetën drogën në një garazh në Cesano Maderno në via de Medici, ku ishte marrë me qira dhe kontrata ishte nënshkruar nga një grua tjetër, sipas mediave italiane.

Pronari i magazinës  është shprehur se gjatë kohës  kur shqiptarja kryente aktivitetin, shkonte shpesh për të marrë çelësat.

Mësohet se, 36-vjeçarja është tradhtuar nga një prej bashkëpunëtorëve të saj. Mullaraj ka deklaruar se ajo nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe akuzat që i janë drejtuar.

Shqiptarja ishte sipërmarrëse në fushën e ndërtimit dhe tejet aktive politikisht teksa në rrjete sociale postonte foto krah figurave politike, ku mes tyre është dhe kryetari i partisë Lega Nord, Mateo Salvini./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *